Poezi nga Fatos Arapi
Më thirre? Erdha.
Se erërat pas erërave shkojnë,
dallgët pas dallgëve.
Më thirre? Erdha.
Njëri-tjetrit i dalim përpara,
takohemi,
si dy re nëpër shi e shtrëngatë
me gjëmime takohen
nëpër qiejt e lartë.
ObserverKult
———————-
LEXO EDHE:
FATOS ARAPI: TI DO TË VISH
FATOS ARAPI: Ç’DHEMBJE QENKA TË DASHUROSH TY…
Lexo edhe:
POEZIA SHQIPE, E KEQPËRFAQËSUAR NË ANTOLOGJI- FATOS ARAPI, I BLLOKUAR NGA TRASHËGIMTARËT
Poetja Natasha Lako u shpreh se ka refuzuar të përkthehet në anglisht, pasi përkthimet ishin të dobëta.
“Përkthimet janë në një nivel nën shijen e lexuesit. Duhen parë me kujdes këto botime paradoksale, ku mungon edhe një poet si Fatos Arapi”, tha Lako, duke thënë se edhe në antologjitë e botuara në gjuhën shqipe ka probleme. Një tjetër problem, sipas saj, është edhe evidentimi i proceseve të sotme letrare.
“Ju e dini se sa koherente janë letërsitë e tjera për çështjen aktuale. Është një problem i madh për letërsinë e sotme, e cila nuk i di ende prirjet e saj.
Duhen parë se çfarë formulohet e jepet në tekstet shkollore shqiptare, pasi ne nuk e dimë se çfarë ofrohet në antologjinë shqipe në shkollë”, tha Lako.
Gazmend Krasniqi solli në vëmendje edhe problemet me trashëgiminë që kanë poetë të njohur shqiptarë, duke sjellë në vëmendje rastin e Fatos Arapit.
Sipas tij, “Fatos Arapi bllokohet nga fëmijët e tij, ka probleme me trashëgiminë. Jam përpjekur të kontaktoj për antologji që kam punuar, por ka qenë e pamundur”, tha Krasniqi.
Tekstin e plotë e gjeni KETU