Fatos Arapi: E paëndërrta ime….

fatos arapi portret observerkult

Poezi nga Fatos Arapi

Më duhet një gjysëm ëndrre,
e paëndërrta ime.
Vë kokën në gjoksin tënd
e aty përplasem
te koka e një tjetri.
Më duhet një gjysëm ëndrre.
Shigjetat e orës së dorës
tutje i shtyjnë kalimtarët,
në ditë të rrëpirta tiranase.
Shpirtra joshpirtra që shkojnë…
Bri meje dikush flet me vete,
pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij.
Dikush, prej zhgënjimi të egër,
mbërthen kryqe të reja.
I hedh një gjysëm leku
dhe blej kryqin tim.
Tani që ta ngre
më duhet një gjysëm ëndrre,
e paëndërrta ime

ObserverKult

Lexo edhe:

FATOS ARAPI: EDHE SONTE…