Fernando Pessoa: Para se të kisha ty

Fernando Pessoa:

Poezi nga Fernando Pessoa

Para se të kisha ty
Dashuroja Natyrën njashtu siç e do Jezusin një murg i qetë
Tash e dua Natyrën
Njashtu siç e do Shënmërinë një murg i qetë,
Me devocion (në mënyrën time), si më parë,
Ama me më shumë përzemërsi dhe në mënyrë intime.
I shoh lumenjtë më mirë kur me ty shëtis
Fushave buzë lumit.
Kur jam ulur pranë teje dhe shikoj retë
I shoh më qartë.
Ti nuk ma ke marrë Natyrën.
Ti nuk e ke ndryshuar Natyrën.
Ti ma ke afruar edhe më shumë Natyrën.
Për shkak teje unë e shoh më mirë atë, sado që është e njëjtë si më parë.
Nga që ti më do unë e dua atë në të njëjtën mënyrë, por më shumë.
Për shkak se ti më ke zgjedhur që të të kem ty dhe të të dua ty
Me më ngulm e shikoj atë
Se cilëndo gjë tjetër.

Nuk i bie pishman çfarë isha më parë,
Ngase ende jam ai që isha.
Sall më vjen keq që nuk të kam dashur më parë.

6 korrik 1914

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

FERNANDO PESSOA: “JAM PËRPLOT NDJENJA”

Jam përplot ndjenja
Lehtë mund të besoj
Duhet të jem sentimental.
Mirëpo kur përsiatem
E shoh se çdo është në mendim,
Bash asgjë s’kam ndier.

Të gjithë ne të gjallët kaluam
Një jetë duke e jetuar,
Atë tjetrën, duke e menduar.
Dhe të vetmen jetë që kemi
Është e ndarë përmes
Asaj të vërtetë dhe asaj të rreme…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU