Fernando Pessoa: Rimat kurrfarë domethënie s’kanë për mua…

Fernando Pessoa:

Nga Fernando Pessoa

Rimat kurrfarë domethënie s’kanë për mua. Rrallë
Herë gjenden dy drunj të njëjtë, krah për krah.
Të menduarit tim dhe të shkruarit janë si lulet me erë
Ama mënyra si e shpreh veten time është më pak e përsosur
Ngase më mungon thjeshtësia hyjnore
E të qenit sall ai që dukem.

Shikoj dhe jam i prekur,
I prekur si uji që rrjedhë teposhtëzes,
Edhe poezia ime është e natyrshme, sikur ngritja e erës…

Përktheu: Fadil Bajraj


Lexo edhe:

FERNANDO PESSOA: ME IMAZHIN E SAJ PARA SYVE