Festa e birrës kaloi pa bujë, mungoi Bregovici

bregovici

Ka ulur siparin “Festa e Birrës” në Korçë, një event i shumëpritur dhe nga më të rëndësishmit e sezonit veror në vend. Por pa një figurë kontraverse si Goran Bregovici, qe ishte vitin e kaluar, nuk pati bujën e pritur.

Në tri skenat e përzgjedhura nga organizatorët, performuan një numër i madh artistësh vendas e të huaj. Koncertet sollën emocione dhe energji tek publiku. Festa e Birrës Korçë, kulmoi me këngëtaret Anxhela Peristeri e Aurela Gaçe. Ishte edhe këngëtari grek Konstantinos Argiros, i cili vinte për herë të parë në Shqipëri.

Sipas organizatorëve, në natën finale, në shesh gjendeshin më shumë se 5 mijë vetë.

Këtë edicion “Festa e Birrës” pati një numër të madh turistësh vendas e të huaj, i është bashkuar banorëve të Korçës, për të ndjekur nga afër 5 netët e birrës, muzikës dhe ushqimeve tradicionale korçare.

Por këtë vit kjo festë nuk bëri bujë. Si duket ishte Goran Bregovico ai i cili vitin e kaluar ia dha Festës së birrës medialitetin e pritur.

ObserverKult

Lexo edhe:

FREDERIK NDOCI: POSHTË BREGOVICI! RRNOFTË MARKELIAN KAPIDANI!

ARIF VLADI: ME BREGOVICIN DO TË PRANOJA TË KËNDOJA NË BEOGRAD, UNË T’I KËNDOJ…

KORÇA FTON GORAN BREGOVIQIN, PREZANTOHET SI I FTUARI SPECIAL I FESTIVALIT

PROTESTON VETËVENDOSJE NË SHQIPËRI: BREGOVICI“DAJRE” GJENOCIDI


MUSTAFA NANO: NDIHEM MË AFËR ME BREGOVCIN, SESA ME SHQIPTARËT- PENGJE TË NACIONALIZMIT FOLKLORIK

bregovici nano

Analisti politik nga Shqipëria, Mustafa Nano, ka dalë pro paraqitjes së këngëtarit boshnjak Goran Bregovic me identitet serb në Festën e Birrës në Korçë.

Mustafa Nano, ka thënë se “fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për çka thënë”.

“Disa njerëz nuk kanë gjetur një mënyrë më të mirë për të mbrojtur praninë e Goran Bregovicinë Korçë, sesa të thonë që “Bregovici nuk është ashtu si mendohet”, që “nuk ka asnjë provë që ai ka qenë antishqiptar” etj., etj.

Tekstin e plotë e gjeni KETU