Festivali i 41 i këngës arbëreshe/ 3 netë me muzikë shqiptare, ‘ndizet’ San Demetrio

Në San Demetrio, i njohur si Shën Mitri, në Kalabri, është mbajtur edicioni i 41-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe.

Ky festival është ndër nismat e para dhe më të rëndësishme të organizuara nga shqiptarët e Italisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre kulturore.

Për 3 netë me radhë, në skenë kanë performuar 20 grupe e këngëtarë, jo vetëm arbëreshë por edhe nga trojet e tjera shqiptare.

“Jemi grupi ‘Shkëmbi’ nga Firmosa ka 35 vite që funksionojmë si një grup. Këndojmë vet këngë të vjetra arbëreshe, pa instrumente pa asgjë. Pra vetëm me gojën tonë”- tha pjesëtari i një grupi.

Lideri i grupit, tregon se kënga e tyre i dedikohet shqiptarëve.

“Për këngën që bëra sot, i dedikohet gjithë Shqipërisë, gjithë Arbërisë, “Shqiponja e lirisë” është një këngë që neve na jep një forcë, fuqi “, tha ai.

Mes këngëtareve të ardhur nga trojet shqiptare ishte edhe Kristi Ndoja, e cila rrëfen se ka kënduar që fëmijë në Kalabri.

“Që e vogël kam ardhur këtu në festivalet e fëmijëve, pastaj kam ardhur 4 vite në festivalin e të rriturve. Por këtë vit kam ardhur me një risi ndryshe, me një muzikë të lehtë jo me motive arbëreshe, ku përfaqësoj vendin tim”- theksoi Kristi Ndoja.

Edhe Kristi nuk mund të kalonte pa na emocionuar me performancën e saj live.

Greta Topjana vjen nga San Demetrio e cila është një provincë që ka një numër të konsiderueshëm të arbëreshëve.

Muzika ka shërbyer edhe si një formë për trashëgiminë e gjuhës arbëreshe ndër breza.

“Flas gjuhën arbëreshe, flas shqip e kam përzier bashkë. Gjëja më e bukur e fëmijëve është se dhe pse ato nuk e flasin gjuhën këndojnë dhe vallëzojnë muzikën arbëreshe dhe kështu e mësojnë.

Po ashtu si gjuha, arbëreshët kanë trashëguar dhe veshjet që i japin edhe më shumë ngjyra festivalit, i cili lindi si ide në vitin 1980. Kjo si një domosdoshmëri për të ruajtur dhe shtuar trashëgiminë e pasur muzikore të tyre./ euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“LJEU KRISHTI”, KËNGA ARBËRESHE E KËRSHËNDELLËS

Ninulla vjen e shkëputur nga përmbledhjet “siculo-arbëreshe”, nga Lionardo Vigo (1805-1888)

Ai ishte një poet, filolog e politikan italian që në vitin 1857 botoi “La Raccolta di canti popolari siciliani”. Aty përfshiu dhe këngë popullore të arbëreshëve të Siçilisë.

Vigo besonte se këngët popullore dhe motivet folklorike gjithmonë ndjellin dhe shpirtin poetik të së shkuarës. Kjo për të krijuar atë që Herderi e quan dhe Volksgeist -“shpirt i kombit”. E kjo u fal njerëzve impulsin krijues përsa i përket përforcimit të nacionalizmit të tyre kulturor, trasnmeton ‘konica.al’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult