Fitim Majkovci: Me t’dashtë ty duhen dy zemra…

Poezi nga Fitim Majkovci

Me të dashtë ty duhen dy zemra,
jetë më jep por, shpirtin ma merr,
një zemër s’mjafton e dy s’i kam,
me të dasht ty asht tmerr.

Tu t’lypi çdokund, harroj vetën,
çliromë prej këtyne zinxhirëve
e drejtim jepëm, se rob i joti jam,
me të dashtë ty duhen dy zemra
një s’mjafton e dy s’i kam!

Ti je gjithçka që tjerat s’ishin,
je shumë ma tepër se veç dashni,
fat i keq që dashnia s’fle n’ty,
po nejse, ti s’flen as me mu, je me vetminë.

Historia më e bukur që u kthye n’trishtim
shpirti i shpirtit tim s’asht’ ma shpirti im
andrra e nji nate vere e shndërruar n’makth
në ditët e mia të dimnit – tash je larg.

Kur pranvera nis të çelë sythat,
unë sytë e tu s’i kam afër,
jetoj veç me kujtimet,
me ato pak që s’mi more,
një gotë, pak duhan, e nji fletore
ku të qëndisi me poezi, fjalëpak,
me të dashtë ty duhen dy zemra
po unë veç nji zemër kam!

ObserverKult


Lexo edhe:

FITIM MAJKOVCI: KUR VDIQ NANA VDIQ EDHE SHPRESA

Kur vdiq nana
baba, u mshel
ditë për ditë,
në çdo ditë zemër xehër.
Harroi të çante edhe drutë
po s’harroi të qante natën
se nanën s’kish,
jetën s’kish,
nuk kish kurën e sëmundjes t’tij…
Baba lëngonte nga lumturia
“sëmundje” që i rritej përditë pranë nanës.
Zemra e babës e vogël
s’duroi tan’ at’ lumtuni,
e nana iku…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU