Fitim Nuhiu: Vdekja është femër

Vdekja nuk vjen kur do ti,
por kur do AJO,
sepse ajo është femër,
ka tekat e saj,
ka përvojën e saj,
ka zgjuarsinë e saj.
Vetëm ajo ka fuqinë të nënshtrojë,
të rrëzoj
dhe të merr me vete, ku t’i ka qejfi ASAJ.