Fitnete Tuda & Vlera Kastrati: Shi bie në Tiranë (teksti dhe kënga)

Kënga “Shi bie në Tiranë” e kënduar nga Fitnete Tuda dhe Vlera Kastrati

Shi bie në Tiranë,
nga malli ynë
edhe qielli qan.
Je i dehur nga pija,
apo nga dashuria,
ti ecë, por këmbët nuk të mbajnë.

Shi bie në Tiranë,
si nën ombrellë,
ti strukesh nën një palmë.
Gjysma ime treti,
rrugëve të këtij qyteti,
shi bie në Tiranë.

Sa shumë u lagëm e s’ikëm,
sa shumë u endëm e s’ikëm,
harruam ditët dhe vitet
a është kjo dashuri?

Shi bie në Tiranë
dhe shpirti ynë
fluturon mbi Dajt.
Vetja ime mbeti
rrugëve të ktij qyteti,
shi bie në Tiranë.
Zemra ime mbeti
rrugëve të ktij qyteti,
shi bie në Tiranë.

ObserverKult


Lexo edhe:

403 & FITNETE TUDA: DITËT S’KISHIN FUND PA TY… (TEKSTI DHE MUZIKA)

Teksti i këngës “Ëndrra” kënduar nga grupi 403 dhe Fitnete Tuda.
Muzika, teksti dhe aranzhmani: Hektor Gjurgjiali

Ditët s’kishin fund pa ty,
Mallkoja çdo mëngjes,
Se me ëndrrën shkoje dhe ti.

Kisha frik’ të hapja syt’,
Të ëndrroja në çdo çast,
Se atje të kisha ty.

Në syt’ e saj pash’ veten,
Dhe pyeta me habi,
Erdha un’ apo ajo?

Në buzt’ e saj shijova frikën,
Dhe loti më tregoi,
Ëndrra jon’ kufi nuk ka.

Të gjith’ na thonin jo,
Por ne s’na bëhej von’,
Ne kishim ëndrrën ton’.

Atje do të takoj,
Atje gjithmon do t’jem,
ëndrra jon’ kufi nuk ka.

Mendova se çdo gjë mbaroi,
Këtë natë kur u ndam’,
Ika un’ apo ike ti?

Kujtoja se do të harroj,
Nëse nuk të shoh,
Deri sot as nuk të pash’.

Provova të jetoj pa ty,
Po jo nuk më duhesh më,
Por sot nuk do të gënjej.

Të kërkova në çdo vend,
Të këndova në çdo këng’,
E si mund të t’harroj.

Të gjith’ na thonin jo,
Por ne s’na bëhej von’,
Ne kishim ëndrrën ton’.

Atje do të takoj,
Atje gjithmon do t’jem,
Ëndrra jon’ kufi nuk ka.

Të gjith’ na thonin jo,
Por ne s’na bëhej von’,
Ne kishim ëndrrën ton’.

Atje do të takoj,
Atje gjithmon do t’jem,
Ëndrra jon’ kufi nuk ka.




ObserverKult