Fjalimi emocionues i Roberto Benignit dedikuar gruas së tij

Fjalimi i Roberto Benignit kur mori Luanin e Artë të Karrierës në Venecia, dedikuar gruas së tij Nicoletta Braschi.

“Në këtë moment, dua t’i kushtoj mendimin tim Nicoletta Braschi-t; është këtu në sallë tani. Kemi bërë çdo gjë bashkë për 40 vjet, unë njoh vetëm një mënyrë për të matur kohën dhe ajo është: me ty, ose pa ty!

Do ta ndajmë këtë Luan, unë do të marr bishtin për të të treguar gëzimin tim, ndërsa pjesën tjetër do ta marrësh ti, sidomos krahët, sepse në punë shpesh e kam marrë fluturimin falë teje, falë talentit tënd, misterit tënd, joshjes, bukurisë, feminilitetit tënd…

Nëse ka pasur diçka të bukur e të mirë në jetën time, ajo ka qenë gjithmonë nëpërmjet dritës tënde”./(tring.al)

—————————–

Lexo edhe:

Festivali i Venecias, Roberto Benigni fiton “Luanin e Artë”