Kam njohur sy-o, ata sy!
Sa fort i desha, e di një Zot!
Kish kaq magji dhe zjarr aty,
Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot.
N’atë vështrim të pakuptuar
Zbulohej jeta gjer në fund.
Kish kaq pasion të përvëluar
Kaq pikëllim sa s’ka kurrkund!
Dhe shihte rëndë, madhërishëm,
Që nën qepallat me ngadal,
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëm
Dhe si një vojtje ish fatal
Shpesh rrihja shihja i mahnitur,
Por asnjëherë s’munda dot
Që ta vështroj pa u tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.
Shqipëroi: Petraq Kolevica
ObserverKult
Lexo edhe:
AH, ATA SY TË PAHARRUAR… KË PO E SHIKOJNË TANI?
Nga Ivan Turgeniev
…Mendoj për ty… shumë kujtime dhe imazhe më dalin para syve, dhe në të gjithat je ti, në të gjitha rrugët e jetës sime të takojë ty…
…Muret e holla, dhomat e ngushta na ndajnë nga e tëra bota… Jemi të vetëm, të vetëm në këtë botë, përveç nesh nuk ekziston asgjë e gjallë; pas këtyre mureve gjendet errësira, shkretërira dhe vdekja…
Te ne mbizotëron heshtja dhe drita, ngrohtësia dhe lumturia, diçka e gëzuar, diçka e pafajshme fëmijërore, fluturat rrotullohen nëpër barkun tonë, jemi të përqafuar, dhe po lexojmë një libër; të ndjejë si merr frymë, të njëjtën e ndjen edhe ti, më përgjigjesh në pyetje me vetëm me lëvizje koke, pa fjalë- hesht… Mendimet tua dhe të mia janë krahët e një shpendi që u tretë na kaltërsinë e qiellit.
…Ah ata sy të paharruar! Te kush janë drejtuar tani? Kush po ta dëgjon tani frymëmarrjen? Kush…
ObserverKult
————————————————-