Flora Brovina: Prej teje deri te unë

flora brovina

Prej teje deri të unë,
Një natë
Dhe rrugë e gjatë.
Prej teje deri të unë,
Njerëzit ecin pa zhurmë.
(Disa kthehen nga turni i tretë).
Prej teje deri të unë,
Hapat në trotuar.
Në kokat e kalimtarëve,
Zhurmë makinash.
(Si te unë fjalët).
Prej teje deri të unë,
Secili edhe një hap në shtëpi.
Prej teje deri të unë,
Nata e vodhi rrugën.

ObserverKult


Lexo edhe:

FLORA BROVINA: ORA E PARË