I cilёsuar si kantautori i parё shqiptar, Françesk Radi solli risi nё muzikёn e lehtё moderne shqiptare. I lindur në Tiranë, biri i Balto Radit nga Prizreni dhe Roza Prennushit nga Shkodra, ai ekzekutonte kitarё, kitarё bass, kontrabass, piano, mandolinё, çifteli sharki, e tё tjera instrumente tё temperuar. Si njohёs i mirё i tyre, domosdo të gjitha këto i bёri pjesё tё krijimtarisё sё tij muzikore.
Ai la pas një fond të pasur këngësh të muzikës së lehtë, këngë popullore të kënduara e të orkestruara prej tij. Shumë prej tyre ai i risolli me ritme të moderuara, me çrast vlerësohen edhe ndër më të spikaturat.
Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Humba pranverën” të kënduar e orkestruar nga Françest Radi dhe të shkruar nga Agim Doçi. Me këtë këngë Françesk Radi mori pjesë në edicionin e 37-të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar në dhjetor të viti 1998.
Kjo zemra ime sa s’u ça,
sot e kuptoj,
Fshiva lotët dhe mora rrugën
kur nata ra.
Sa iluzione njeriu ka,
jetë e vështirë
Vitet ikin, m’u zbardhën flokët,
si bora e bardhë
Sytë e mi janë të përlotur,
sa mall që kam
Të trishtuar, të plagosur,
zemrën e kam.
Erdha, erdha, mos ma mbyll derën,
pritëm, pritëm, humba pranverën
Djalin, vajzën dhe nënën time
do t’i puth me mall.
Nuse, nuse, t’u çelën sytë
erdha, erdha, sa je mërzitur
Vetëm, vetëm, se shtyva jetën,
hapma portën o
hapma portën o…
Mesnata iku drita ra,
një lot pikoi
Putha letrën ku malli digjej,
do kthehem prap.
Sytë e mi janë të përlotur,
sa mall që kam
Të trishtuar, të plagosur,
zemrën e kam.
ObserverKult
————————————-
Lexo edhe:
FRANÇESK RADI: I VETËM JAM NGA NËNA LARG… (TEKSTI DHE KËNGA)