“Lypës realiteti”, poezi nga Francisco Brines
Ma lëshove doren nga dora jote,
dhe shkatërrove krejt qenien time.
Tani qentë ulërijnë pishave
dhe yjet pajtohen në lartësi
dritë dhe vdekje.
I thatë ajri që strehon shtëpinë time,
dhe kujtesa endet
rrugëve të jetës së amshuar.
Afshi, i ligësht; atje ku isha i lumtur
rron një hije zhurritëse,
një tym përshkues dëmesh të mëdha:
një vështrim i hedhur, mes asgjësë,
ende mëshirë, dashuri, fatkeqësi.
Sterrë guva e kujtesës,
edhe ajo e ftohtë akull, ndonëse rrehemi
prej dritës e ngrohtësisë së strehës.
Ajo që ishim po tretet
mish e shpirt, në harresën
e të mos qenit kurrë. E di me siguri,
e pranoj, nuk më dhemb
të mendoj për dështimin e jetës
Por kjo etje dhemb, ky çast
prej mishi e shpirti më kërkon
lumturinë, edhe pse e di mirë,
që vijimi është ushqim për harresën.
Mungesa paraprijëse dhe ajo vijuese
përbëjnë qenien tonë, por dihet që e tashmja hove-hove është e ndritshme.
Me një uri mizore për realitetin
vajtoj shurdhër me qentë,
Vështroj yjet që shuajnë agimin,
dhe dorën e kam ndjerë të shpërfillur
Hëngra, si të ishte hisja e dikujt tjetër.
E përktheu: Sheila Rexho
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKRIM PREKËS I BABAIT TË AKTORIT TË NDJERË: NE TË DUAM PA KUFI, BIRI IM…
Përkujtim për djalin tonë të mirë, Luranin
Nga Xhabir Ahmeti
Tridhjetë e katër muaj ikën. Tridhjetë e katër muaj pa Ty, Luran, biri im! Sa shumë! Pa ty ne kemi mbetur në vetmi të paparë, në të cilën nata dimërore e shtyn tutje dritën ta shtrijë pushtetin e saj.
Gjithandej rreth nesh ka rënë harresë, pluhur dhe pasiguri. Në çdo qosh na duket se mbijnë myku, myshku e kërpudhat. Dhe duket se gjëmon xingona e kotësisë…
Tekstin e plotë e gjeni duek klikuar KËTU
ObserverKult