Ç’u mërzite ti se do iki unë,
Ç’u mërzite ti se verdhuan gjethet!
Ja, diademën e vjeshtës do ta nxjerr nga pellgu
Në korin e artë si garderobë mbreti.
Po të lë kështu në këtë vjeshtë
Se këtë ndarje kam ruajtur për ty.
Ti e ke ditur që unë te stinët kam shtëpinë,
Ti e ke ditur që unë edhe pak bëhem dimër.
Se vjen një kohë e kjo natë bëhet rërë
Eh, rërë dhe plazh i zi!
Kali i errësirës me krifën prej shiu
Hingëllin rrotull në hapësirë.
Se ikin patat shtegtare prej telajos së Van Gogut,
Se ngrijnë akull pellgjet e vdesin.
Se vijnë erërat e rrëmbejnë gjithçka
Në korien e artë si garderobë mbreti.
*Titulli i origjinalit: “Peizazh vjeshte“
———————
Lexo edhe:
BORGES: ME KOHË MËSOHET SE DASHNI S’DO ME THANË ME SHKUE N’SHTRAT…
ObserverKult