Frederik Rreshpja: Po të pres…

Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko

Po të pres këtu te ky shelg
Nën qiellin e madh që mezi e mbështjell nata.
Yjtë e parë ranë mbi duart e mia
Që i kam vënë kryq te kryet e heshtjes.

Kam kaq kohë që rri këtu për ty (bile me vite)
Si statuja e Pritjes gdhendur në një mermer të bardhë
dhëmbjeje
Duke dëgjuar ankthin e erë
Që thërret dikë hapësirave

Por ti nuk erdhe. Shumë shira
Rrodhën mbi sytë e mi që u tretën‘
Tani herë pas here dal e pres nën qiellin e këngëve
Si statuja e pritjes gdhendur në një mermer të bardhë
fjalësh.

*Titulli i origjinalit: “Motivi i gruas së kurbetlliut

ObserverKult


ishim frederik rreshpja poezi per nenen

Lexo edhe:

FREDERIK RRESHPJA: KAM SHUMË DHIMBJE NË TRUP, S’KAM FUQI TË EC, NUK SHOH FARE…

Dhe kemi qenë tmerrësisht të përsekutuar.
Dhe jemi biblikë me biografi të mirë.
Mjerë ju që po i besuat çdo të kryqëzuari!
Dhe vetëm ne mund t’ju çojmë në parajsë.
N.q.s. s’na besoni, ne mund të marrim edhe
masa.
Injorantët e dreqit!   
 (Frederik Rreshpja: Profetët e rremë)

Më 25 nëntor 1992Rreshpja jep një intervistë për gazetën ”Zëri i Rinisë” dhe pyetjes se çfarë e gëzon dhe trishton më shumë në jetë, i përgjigjet: Nuk e di nëse më ka mbetur ndonjë gjë në këtë botë, që të më gëzojë. (…) Kur trishtohem, shkruaj. Prandaj shkruaj shumë, transmeton ‘konica.al’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult