Unë kam kaq nevojë për ty,
Më shumë se ky liqen për përrenjtë.
Se dora ime nuk ra rastësisht mbi supin tënd
Si bien duart e shelgjeve të reja mbi supet e valëve.
Dhe në qoftë se ndonjëherë ikën (mos e thuaj!),
Ashtu si ikin dhe ndërrojnë drejtim përrenjtë
(ah, mos e thuaj!),
Diku në brigjet e shpirtit tim do kumbojë
Kënga e lashtë popullore e liqeneve të tharë,
Duke imagjinuar ardhjen tënde, si ndër legjenda,
në formën e shiut ose formën e vesës,
mbi rërën e orëve, bile mbi vite të tëra;
se dora ime nuk ra rastësisht mbi supin tënd,
si bien duart e shelgjeve mbi supet e valëve!
ObserverKult
Lexo edhe:
FREDERIK RRESHPJA, POETI QË DASHURIA FATKEQE E GODITI NË ZEMËR DUKE I THYER SHPIRTIN…
Nga Albert Vataj
Gjithçka në jetën e poetit lirik, Frederik Rreshpja, nisi si një psherëtimë e zëshme përkoreje në qytetin e Shkodrës më 19 korrik 1940. Erdhi në jetë si një amanet dhe përfundoi si një anatemë.
I ngjizur me dashuri dhe forcë besimi katolik, kurmi i këtij njeriu do të ecte në të zakonshmen, deri kur një shkreptimë fatkeqe dashurie e goditi në zemër duke i thyer shpirtin. Gjithçka në jetën e tij do të ndryshonte kur ai do të ishte ende i ri.
Një zjarr dashurie që shpërtheu si një vullkan do të bëhej për këto vullnete të stuhishme ndjenjash të hyjshme, një ferr, ndoshta pikërisht ai për të cilin Dante mëton në “Komedinë Hyjnore”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult