Oh, lamtumirë ti…

Nga: Kostas Karyotakis

Oh, lamtumirë, ti jaht i zbehtë, që gjysmë terrin gris,
pafundësisë tek vezullon, me dritën e praruar!
Mbi bordin tënd do desha t’ isha e të sodis,
në litani se si kalojnë, ëndrrat dhe kohë e shkuar.

Stuhia të qetohet nëpër dete e përmbi jetë,
një gur të zi mbrapa të hedh, me ty të udhëtoj,
të më përkundësh pikëllimin shekullor, ti mik i shtrenjtë,
udhës së gjatë, rrugës pa kthim, e të mos di ku shkoj!


Shqipëroi: Arqile Garo

*Titulli i origjinalit: “Udhëtim i fundëm”