Freeman: Ne, njerëzit jemi më të shqetësuar për atë që kemi se për atë që jemi…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Morgan Freemanit:

Mënyra më e lehtë për të pasur një humbje të garantuar është të heqësh dorë.

Derisa ndihesh si një viktimë, atëherë do të jesh një.

Falja liron shpirtin, largon frikën.

Ne, njerëzit jemi më të shqetësuar për atë që kemi se për atë që jemi.

Njëherë dëgjova një njeri të mençur duke thënë se nuk ka njeri perfekt, vetëm qëllime perfekte.

Nëse dëshiron të shohësh një mrekulli, bëhu ajo.

Sfidoje veten, është mënyra e vetme që të bën të zhvillohesh.

Kurrë mos lejo krenarinë të jetë principi juaj drejtues, lejo që arritjet e tua të flasin për ty.

Morgan Freeman

—————————————————————————————

LEXO EDHE:

THËNIE MOTIVUESE NGA OPRAH WINFREY: TI MBAN PËRGJEGJËSI PËR JETËN TËNDE…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Oprah Winfrey:

“Çdo gjë që mund ta imagjinosh, mundet ta realizosh”.

“Ti mban përgjegjësi për jetën tënde. Nuk ke pse fajëson dikë tjetër për vendimet e tua. Jeta ka të bëjë me të ecurin përpara”.

“Ktheji plagët e tua në urtësi”.

“Zbulimi më i madh i të gjitha kohërave është se njeriu mund ta ndryshojë të ardhmen e tij, duke ndryshuar sjelljen e tij”.

“Arsyeja se pse kam qenë përherë e suksesshme nga ana financiare, është se asnjëherë fokusi im nuk kanë qenë paratë, për asnjë moment”.

“Çelësi i realizimit të një ëndrre nuk është të përqendrohesh tek suksesi, por tek domethënia. Vetëm atëherë edhe hapat e vegjël dhe fitoret e vogla përgjatë rrugës do të kenë kuptim tepër të madh për ty”.

“Është besimi në trupat, mendjet dhe shpirtërat tanë që na lejon ne të kërkojmë për aventura të reja”.

“Ajo që unë e di me siguri, është se nëse bën një punë që të pëlqen dhe ajo punë të plotëson, atëherë çdo gjë tjetër do të vijë vetë”.

“Ti bëhesh ai që beson se mund të bëhesh. Ti je ai që je sot, bazuar në atë çfarë ke besuar në të shkuarën”.

“Ji falënderues për ato që ke: do të përfundosh duke pasur akoma më tepër. Nëse përqendrohesh tek ato që nuk ke, nuk ke për të pasur asnjëherë mjaftueshëm”….

PËR MË SHUMË THËNIE KLIKONI KËTU