Gabimet që i bëjnë shumica: Disciplinë apo disiplinë… Si duhet të shkruhet?

lindi eroll sejdiu

Nga Eroll Sejdiu

Në gjuhën tonë të shkruar përdoren edhe shumë fjalë e shprehje me forma të gabuara, si: difekt (për defekt), kapërxyer (për kapërcyer), shëtitje (për shëtitje), spjegim (për shpjegim), u muar vendim (për u mor vendim), nga qarkullimi i moslirshëm (për qarkullimi jo i lirë), lokali jipet-ipet me qira (për lokali jepet me qira), i drogirat (për i droguar), të qenurit ministër (për të qenët ministër), avoketërit (për avokatët), dekajt (për dekanët), politikajt (për politikanët), termet (për termat), dokumentat (për dokumentet), me këtë tempo (për me këtë temp), nuk jam në ngjarje (për nuk jam në rrjedhë ), i sëmuar (për i sëmurë), pyell (për pyll), disciplinë (për disiplinë), sekcion (për seksion) etj.

ObserverKult


besim zymberi

Lexo edhe:

BESIM ZYMBERI: Ç’IKU, S’KTHEHET MË PËRSËRI

Poezi nga Besim Zymberi

S’them dot se kam ndryshuar
Ndonjë rrudhë aty-këtu
Ca thinja-si dëborê e vonuar
S’jan’ që t’më thoni:-Ç’u bëre kështu…

Apo ju ndryshe mendoni
Sa pëshpërisni:-Jo, s’është ky ai
S’u hidhërohem dhe po t’ma thoni
Se ç’iku s’kthehet më përsëri

S’ka gjë, jeta të zbret në hullitë
Nëpër lëkurë thërrime-thërrime
Por, kur e thon’ vetë perënditë
Ç’të bësh pos të zbresësh në kujtime

Aty ku copëza malli shtrirë rrinë
Dhe unë i zgjoj pa ndonjë trazim
Ndoshta s’bëhet pa ndonjë psherëtimë
Kur s’mbledh dot të tërë portretin tim

Por, ti merak s’ke se pse të vuash
Në do të më shohësh diku përsëri
Sepse, s’kam ndryshuar aq sa të thuash
Ç’u bë me të…Ky, nuk është ai…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


SABIT RRUSTEMI: AJO ËNDRRA QË E KËRKOJA

Nga ajo Orë e Mirë që t’kam parë
më ke rrëmbyer
pa ma thënë as edhe një fjalë

Pas teje vij e nuk zmbrapsem
pa çka nëse prej fjalëve të botës
përbaltem

Ti sillu e shtiru si të duash
nuk më ftohë  kurrënjëherë

Është dashuria ime
e pulset e kësaj zemreje
që kah Ti më grishin përherë

As edhe një trohë me Ty mos qofsha
apo kurrë më mos të pafsha
prej qenies sime nuk t’largoj

Për fatin tim që s’e shkrova vetë
ajo ëndrra që e kërkoja

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult