Gabriela Mujaj: Ai tash s’asht ma!

Ai tash s’asht ma!
Vjen verë e thatë
e shkrumb ban gjithçka
E ai ma nuk asht!

Dielli zhuritë, e deti përlyhet
E ai ma nuk asht!

Dallgët zhurmojnë
E nji kërthi i kthen n’kangë,
Por ai ma s’asht!

Vjeshta natyrën n’ar e lan’
Por ai nuk asht!

Gjethi kërcet
kur bjen prej dege
Si fëmia, kur nana gjinin ia ndan
E ai, kurrkund nuk asht ma!
Trishtin me ma hekë
Shpirtin me ma cekë
Andrrës m’i dhanë jetë
Kur valz i shpejtë malli
Kërcehet në sytë e mij,
bojtoke.

Fryn erë fundvjeshte
E flokët prej mërzie
Dojnë me m’ik prej kreje
E ai kurrkund nuk duket ma.

Ai nuk asht ma me mue,
E kurrgja tjetër, randësi nuk ka!

Nji shi lajmron dimnin
E mandej stuhi e gjamë m’kujtojnë
Çastet kur na dy,
dhamë shpirt në krahë të largësisë.

Ai ma nuk asht!

Prandvera vjen, e lulzon pem’ e jetës
Bari i jeshiltë lshon shpresë ndër fusha
Dridhet si zemna prej mallit t’ndërkryem
E ai ma, nuk asht!

Ndër gurra bjen ujë
E n’krue cerrlek
Zogjtë knojnë i fije m’andej…
Shpërthen jetë e re,
Por ai nuk asht kund!

ObserverKult

Lexo edhe:

GABRIELA MUJAJ: MA DON ZEMNA SHPIRTIN TAND!