Gabriela Mujaj: Ma don zemna shpirtin tand!

Prej letrave të Gabrielës…

Të deshta
Të due
E mendja ma merr se kam me t’dashtë
Tana stinët e dimnit jetë.

E shkuemja, e tashmja
dhe e ardhmja si grue e msheftë,
Mënyra e dëshirtë, e dëftonjtë, e paskajtë
Përbajnë letërsinë teme t’dashunisë
Botim i vjetër me vlerë t’përjetshme.

Oh…Antik asht fataliteti
Por unë kam me i shfaros Zotat paganë
Qi mos me ma cik vullnesen e Atit n’qill.

Mbaje mend,
Ka me të shejtnue lutja eme e miklueme
Ndjenjat e mia të solemnta
Në nji fron ku rrin Zoti i tan Zotave
Zemna e dashunueme qi zbut dhe gurin.

O i dashtun…
Jam grueja e tana kohnave
Pak Evë e pak Marie
Pak Rakelë e pak Lie
Pak Judith e pak Ester
Pak Herodiadë e pak Anë

Paj… Eci me kambë n’tokë
E sy n’qillë
Tue lëvdue veç lumin e pagzimit t’dashnisë
Tue luftue me ëngjëjt e ramë
Qi ftojnë shpirtnat n’orgji urrejtje.

Nuk due me e kthye kryet mrapa
Qi mos me u ba krypore si grueja e Lotit
Por ty… ty s’muj me t’lanë në Gomorrë
Z’due me t’lanë në Sodomë.

Ma don zemna shpirtin tand!