
Të kam pru nji lule, Martin,
Pështjellë në këmishë të shtatit.
Po e mbielli te guri yt i vorrit.
Kur ajo të çelet,
Ka me qesh me ty,
Kur ajo të mbledhet,
Ka me qa me ty.
Se ku shkon shpirti i atij që vdes
E din veç zemra e atij që e dashuron.
Shpirti im prej luleje e ndjen,
Qi vuejmë prej së njajtës vetmi.
Më bahet se shoh si dridh belin Dila
Tu kërcye në shi,
Si cokatet Sosja tu marr malin,
Si ec Dranja përmes qytetit,
Si dashurohet Diella prej së largu.
Të kam pru nji lule, Martin,
Mbështjellë në këmishë të shtatit…
kur ajo të çelet, ke me qesh me të,
kur ajo të mbledhet, ke me qajt me të…
ObserverKult
Lexo edhe:






