Gary Snyder: Janë do njerëz që u pëlqen të fëlliqen

Janë do njerëz që u pëlqen të fëlliqen
dhe t’i ndreqin gjërat.
Pijnë kafe në agim,
birrë pas pune,

Dhe janë do njerëz që mbesin të dëlirtë,
thjesht i vlerësojnë gjërat,
Në mëngjes pinë qumësht
dhe lëng në mbrëmje.

Janë do njerëz që i bëjnë të dyja,
ata pinë çaj.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

GARY SNYDER: FSHEHTËSITË E FSHIRËSVE