Poezi nga Gary Snyder
Po i dëgjoj njerëzit duke folur për arsyen
Vetëdijen më të lartë, subkoshiencën,
duke shikuar audiencën
nëpër derën anësore
ku përcëllima e diellit bllokon
një ngastër me bar ngjyrë tanini dhe shkurre gjembaçe
Ka njerëz që bëjnë biznes brenda ligjit.
Dhe të tjerët, të cilët e duan shpejtësinë, rrezikun,
Marifetet, që dinë si t’ia heqin
Flamën dikujt, të fitojnë pasuri fantastike,
Të lëndojnë me krahët e fuqishëm të pushtetit,
Dhe pastaj të ngrehin dolli në emër të tij!
ata kurrë si zë kush.
ata e kanë ligjin në dorë.
A është kjo arsyeja? Apo është një ëndërr.
Mund të nuhas barin, të ndiej gurët me këmbë të zbathura
sado që unë rri këtu i mbathur dhe i veshur
me të gjithë njerëzit. Ky është pushteti im.
Dhe një forcë e çuditshme është në botë
Ama jo një pushtet
Që kërkon të posedojë burimin.
Ai na verbon dhe na ik pa rënë në sy,
Ai noton kundër rrymës.
Përktheu: Fadil BAJRAJ
ObserverKult
Lexo edhe:
Ky vend për mua është Ferr
Me Djallin në shtratin tim
Me Djallin në këtë shishe
Dhe Djallin në kokën time
Do të të takoj prapë në Parajsë
Nëse e vesh prapë atë fustan
(Do ta pi edhe një pije, miku im)
Ku zemra më mbahet në akull
Dhe lutjet shpërthejnë në flakë
Lutjet në zjarr.
Përktheu: Fadil Bajraj