Gerard Malanga: 21 nëntor 1995

Poezi nga Gerard Malanga

Lufta ka mbaruar, ka një fitues të qartë
dhe të akuzuarit janë në paraburgim.

Është një fundjavë vjeshte e ftohtë, e hirtë.
Gjethet mbulojnë tokën.

Në largësi, një grup fëmijësh
luajnë policët dhe hajdutët,
duke ndjekur njëri-tjetrin përreth.

Matanë parkut të vogël,
në një sall gjyqi të improvizuar
kufjet për të dëgjuar
përkthimin e procedurës
qëndrojnë në tavolinën e gjatë prej druri.

Disa copëra letre për shënime, disa lapsa, disa kapëse.

Për momentin doku mbetet bosh.

Kjo nuk është Haga e vitit 1995,
por Nurem berg, Gjermani,
bash para pesëdhjetë vjetësh nga dita e sotme.

Mladić, Karadžić dhe Milošević nuk janë në bankën e të akuzuarve.
.
Ata nuk po mbajnë kufje për të dëgjuar përkthimin
serbokroatisht të procedurës.

Është e diel dhe ata janë veshur më së miri për këtë ditë,
duke u kënaqur me familjen dhe miqtë.

Ata nuk janë në paraburgim.

“Banaliteti i së keqes” është ende këmbë e krye në pushtet.

Ajo që nuk ka vetëdije refuzon për të kujtuar
ndërsa koha e fshin kujtesën.

Doku është bosh.
Fotografia bardh e zi është bosh.
Videokaseta ka një jetë arkivore prej 5 vjetësh.
Bosnja gjithmonë ka qenë një luftë mashtrimi.
Cilët janë hajdutët e cilët janë policët?
Me çfarë gjakftohtësie mohohet çdo gjë.
Sa mjeshtërisht rishpiket gjithçka.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: URIA