Gerhard Pregapuca: AnaMaria…

iden poezi nga gerhard pregapuva nese martohemi observerkult

Poezi nga Gerhard Pregapuca

AnaMaria kish’ flokë të verdhë.
Dhe trup të brishtë ajo e kish’,
Me sy të kaftë, buzëqeshje jetë,
Një mijë arsye, me të, të rrish.

AnaMaria kish’ flokë të verdhë,
Një mijë arsye, me të të rrish,
Ta puthje lehtë, të ipte jetë.
Kur ikte, ta merrte sërish’.

ObserverKult


Lexo edhe:

JAIME SABINES: NUK PO VDES PËR DASHURI, PO VDES PËR TY

Vdes për ty, e dashur, nga dashuria për ty,
unë nuk duroj dot më pa praninë tënde,
as shpirti im, as buzët e mia nuk durojnë dot,
ta dish se e kam të pamundur të jetoj pa ty.

Vdes për ty dhe për vete, vdes për të dy,
vdes për ne, për këtë vdes,
me zemrën copë, i dërrmuar,
po vdes, vdeksha, le të vdesim.

Le të vdesim në dhomën time, që jam vetëm,
në shtratin tim ku ti nuk je,
në rrugë pa ty në krahun tim,
në kinema dhe në park, në autobus,
ku kokën mbështesje në supin tim
dhe dora ime tënden shtrëngonte
dhe mua më dukej se ti ishe unë.

Vdesim duke dhënë frymë njëri-tjetrit,
por pa puthje mos vdeksha kurrë.
Mbi barkun tënd le të vdes, e dashur,
mbi kofshët e tua të buta dhe lëmake,
mbi trupin tënd të ëmbël, vdes pa merak.
Vdes për trupin tim dhe për trupin tënd,
për vdekjen tonë, e dashur, vdes dhe vdesim.
Në pusin e dashurisë rënçin përherë,
i pangushëlluar, me klithma,
brenda meje, po them, ty të thërras,
të thërrasin ata që lindin, ata që vijnë
pas teje, ata që ty të arrijnë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult