Nëse martohemi!
Shpesh do të besdisesh,
duke shfryrë nëpër shtëpi.
Do t’i lash edhe një herë,
të larat me të palarat.
E gjellës kripë,
mbi dy herë,
do t’i hedhësh pa dijeni.
Nëse martohemi!
Shpesh do të mallkosh,
dhe ditën kur u njohëm,
si ditë.
E unë,
do të puth, e përkëdhel
që të të zbus.
Se të kam,
mbi të gjitha,
Perënditë.
ObserverKult
——————
Lexo edhe:
LETRA E GJETUR NË XHEPIN E NJË USHTARI TË VRARË: KUR LUFTA TË MBAROJË, NE DO TË MARTOHEMI…
Letra e gjetur në xhepin e një ushtari të vrarë më 1939:
“Kur lufta të mbarojë, ne do të martohemi dhe toka do të rrisë lule si ti, dhe barku yt do të mbajë vajzën më të bukur në univers”.
Tekstin e plotë mund ta lexino KËTU:
ObserverKult
EDMOND TUPJA: BIRI IM, TI S’DO TA KUPTOSH QË VDEKJA NA KA NDARË…
Poezi nga Edmond Tupja
Kur të dergjem një ditë si dru në shtrat
Me shijen e paemër të vdekjes në gojë,
Ti nuk do ta kuptosh dhimbjen e ngratë
Të shpirtit tim rrëzuar më keq se rrënojë.
Kur në ballë të më puthësh ti aq butë,
Pasi shpirti gri tashmë të më ketë dalë
Si flutur krahëvrarë që zvarritet pa ngut,
Ti s’do ta kuptosh që vdekja na ka ndarë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult