Gerhard Pregapuca: T’i japim fund një herë e mirë!

Ulu! T'i japim fund një herë e mirë. Të shahemi me rrënjë e degë. Kush kujt, jetën ja ka nxirë.

T’i japim fund”, poezi nga Gerhard Pregapuca

Ulu!
T’i japim fund një herë e mirë.
Të shahemi me rrënjë e degë.
Kush kujt, jetën ja ka nxirë.

Ulu!
T’i japim fund, fundit pa fund.
Të thyejmë sende në nerva e sipër
Kush më fort themelet i tundë.

Ulu!
Të bëj një kafe si ditën e parë.
Të them që jeta jonë do jet’ ndryshe.
E çdo gjë do shkoj sërisht mbarë.

Ulu!
T’i japim fund, fundit pa fund,
Se nesër sërish do zihemi.
E sërisht dashuria do na mund’.

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

GERHARD PREGAPUCA: NËSE MARTOHEMI!


Nëse martohemi!
Shpesh do të besdisesh,
duke shfryrë nëpër shtëpi.
Do t’i lash edhe një herë,
të larat me të palarat.
E gjellës kripë,
mbi dy herë,
do t’i hedhësh pa dijeni.

Nëse martohemi!

Shpesh do të mallkosh,
dhe ditën kur u njohëm,
si ditë.
E unë,
do të puth, e përkëdhel
që të të zbus.
Se të kam,
mbi të gjitha,
Perënditë.

ObserverKult

Lexo edhe:

GERHARD PREGAPUCA: FLI, ENGJËLLI IM!