ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm.
Nuk ka gjë më të përsosur në botë se sa kur dy veta duhen./ Marc Levy
Të dashurosh do të thotë të gjesh gëzimin tënd në lumturinë e tjetrit./ Gottfried Wilhelm von Leibniz
Jetohet vetëm kur dashurohet./ Claude-Adrien Helvetius
Dashuria nuk është përbërëse e jetës, dashuria është vetë jeta./ Hermann Kutter
Ekziston vetëm një lumturi në jetë. Të duash dhe të të duan./ George Sand
Dashuria nuk njeh stinë./ John Donne
Dashuria s’do t’ia dijë as për arsye, as për masë./ Garzo dell’Incisa
Sëmundja më e përhapur e syve është dashuria në shikim të parë./ Gino Cervi
Është e vështirë të kuptohet përse duam dikë që nuk na do./ Roberto Gervaso
ObserverKult
Lexo edhe: