Gervaso: Është e vështirë të kuptohet përse duam dikë që nuk na do

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm.

Nuk ka gjë më të përsosur në botë se sa kur dy veta duhen./ Marc Levy

Të dashurosh do të thotë të gjesh gëzimin tënd në lumturinë e tjetrit./ Gottfried Wilhelm von Leibniz

Jetohet vetëm kur dashurohet./ Claude-Adrien Helvetius

Dashuria nuk është përbërëse e jetës, dashuria është vetë jeta./ Hermann Kutter

Ekziston vetëm një lumturi në jetë. Të duash dhe të të duan./ George Sand

Dashuria nuk njeh stinë./ John Donne

Dashuria s’do t’ia dijë as për arsye, as për masë./ Garzo dell’Incisa

Sëmundja më e përhapur e syve është dashuria në shikim të parë./ Gino Cervi

Është e vështirë të kuptohet përse duam dikë që nuk na do./ Roberto Gervaso

ObserverKult


Lexo edhe:

LENNON: TI NUK KE NEVOJË QË DIKUSH TË TË THOTË SE KU JE E ÇFARË JE…