Gëte: Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë

Gëte

Johan Volfgang Gëte ka qenë poet, romancier, dramaturg, eseist dhe filozof. Me veprat e tij Gëte është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar në Gjermani. Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në analet e letërsive të tjera evropiane.

Johan Volfgang Gëte lindi më 28 gusht 1749 dhe u nda nga jeta me 22 mars 1832.

Si njeri me dije enciklopedike, si mendimtar origjinal, dijetar i shquar dhe njohës i hollë i artit u bë një nga figurat më të mëdha të kulturës gjermane, që do të rrezatojë një humanizëm të thellë deri në ditët tona.

Kuptimin e jetës e gjente tek dashuria e madhe për punë e dituri, veçmas në krijimtarinë artistike. Kështu mëson edhe veprat e tij letrare, e cila mbi të gjitha ngërthen ide që frymëzojnë për respektimin e kultit të punës, të aktit krijues dhe të dashurisë.

Si personalitet kompleks dhe i gjithanshëm ai mbetet përherë pikë reference në historinë e kulturës gjermane dhe asaj evropiane.

Në tragjedinë “Fausti”, që është vepra e jetës së Gëtes dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore, pasqyrohet karakteri shumëformësh i jetës në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore. Tërë njerëzit mishërohen në një njeri të vetëm, në personin e Faustit. Tërë kohët përshihen në një jetë të vetme, në jetën e Faustit

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa nga thënie nga Gëte:

Nga të gjithë hajdutët, budallenjtë janë më të dëmshmit. Ata na vjedhin njëherësh edhe kohën edhe humorin.

Veç kush jep është i gëzuar.

Mos mendo se sheh ngaqë i mban sytë hapur.

Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë.

Mirësjellja është zinxhiri i artë përmes të cilit shoqëria qëndron e bashkuar.

Kur nuk zotërojmë më vetveten, na mungon çdo gjë.

Askush nuk është më skllav se ai që beson se është i lirë pa qenë.

Më mirë të gabohesh mbi miqtë e tu se t’i gënjesh ata.

Edhe vetë varfëria, kur është e pa merituar, na bën krenarë.

ObserverKult


Lexo edhe:

HESSE: U DASHUROVA DY HERË DHE NUK KAM VDEKUR…