Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë…

gëte lamtumirë

Johann Wolfgang von Goethe është përfaqësuesi më i shquar i racionalizmit dhe i romantizmit në letërsinë gjermane.

Ai ka qenë poet, romancier, dramaturg, eseist dhe filozof. Me veprat e tij Goethe është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar në Gjermani. Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në letërsitë tjera evropiane.

Si njeri me dije enciklopedike, si mendimtar origjinal, dijetar i shquar dhe njohës i hollë i artit u bë një nga figurat më të mëdha të kulturës gjermane, që do të rrezatojë një humanizëm të thellë deri në ditët tona.

Kuptimin e jetës e gjente tek dashuria e madhe për punë e dituri, veçmas në krijimtarinë artistike. Kështu mëson edhe veprat e tij letrare, e cila mbi të gjitha ngërthen ide që frymëzojnë për respektimin e kultit të punës, te aktit krijues dhe të dashurisë.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Johann Wolfgang von Goethe:

Veç kush jep është i gëzuar.

Sjellja është një pasqyrë ku secili shfaq imazhin e vet.

Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë.

Sa më shumë t’i afrohemi qëllimit aq më shumë shtohen vështirësitë.

Personaliteti është lumturia më e madhe.

Shoqërisë mund t’i imponohet çdo gjë, përveç gjërave që kanë pasoja.

Të mendosh është më interesante se të dish, por jo më interesante se intuita.

Çfarëdo që dëshiron të bësh, filloje! Guximi zotëron gjenialitet, forcë, mahni.

Më mirë të gabohesh mbi miqtë e tu se t’i gënjesh ata.

Kush është gjallë duhet të jetë gjithnjë gati për ndryshime.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Lexo edhe:

GOETHE: ÇFARË DO TË ISHTE BOTA PA DASHURINË?