Gioconda Belli: Do doja…

Gioconda Belli

Poezi nga Gioconda Belli

Sot do të doja
që gishtat e tu
të shkruanin
përralla flokëve të mi
e
do doja puthje
shpatullave
ledhatime
që të më thoshe
të vërtetat më të mëdha
osé
më të madhërishmet gënjeshtra
që të më thoshe përshembull
se jam më e bukura grua në botë
që më do pafund
gjëra kaq të thjeshta,
të rëndomta,
që të ndiqje profilin e fytyrës sime
të vonoheshe duke më soditur sytë
sikur krejt jeta përreth të varej
prej buzëqeshjes së tyre
e i ngre peshë ajrit gjithë pulëbardhat mes shkumës.
Kështu do të doja të përshkoje trupin tim
shteg pemëzuar e aromatik
si të ishe i pari shi dimërak
që nis të bjerë butë
e më tej derdhet bucitës.
Dëshiroj gjëra
si
një valë gjigante butësie
që më përmbyt
një pëshpërimë guaske
një bandë peshqish në gojë
diçka kështu
të brishtë e të zhveshur
si
një lulkë gati t’i zerë besë
dritës së parë të agut
osé
thjesht
një farë
një pemë
pak bar
një përkëdhelje
që më bën të harroj
turravrapin e kohës
luftën
rrezikun e vdekjes.

Shqipërimi nga: Rielna Paja

ObserverKult


arben prendi

Lexo edhe:

ARBEN PRENDI: VASHAT NGUTEN ME U BÂ GRA!

Vashat nguten me u bâ gra!, poezi nga Arben Prendi

Taka të nalta,
Të holla thikë,
Plagosin trotuarin.
Kalimtarët anojnë kryet të trembun mbrapa.
Asgja, asgja, mos u ligështoni.
Vashat nguten me u bâ gra!

Vashat nguten me u bâ gra,
Kozmetikë, inxhina, sytjene me gjinj dredharakë,
Sjellje perfekte për kryezoja burrash,
Sfidë për lutje.
E natyrshme a e panatyrshme kjo ngutje?…
Nuk e di pse pra,
Vashat nguten me u bâ gra?!

Përqark bubullojnë hapat dhe qeshjet e tyne,
Hapa dhe qeshje enkas për gra,
Kofshë molisëse, trupa sfungjer, krahë,
Lëkundje të prera.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult