Gjëja më e çmuar që mund të marrësh nga personi që do është koha e tij…

David Grossman:

Gjëja më e çmuar që mund të marrësh nga personi që do është koha e tij.
Nuk janë fjalët, nuk janë lulet apo dhuratat.
Eshtë koha. Sepse ajo nuk kthehet më mbrapa, dhe atë që ta ka dhënë ty është vetëm e jotja, nuk ka rëndësi nëse ka zgjatur një orë apo një jetë./

ObserverKult

Kliko edhe:

PO TË ISHE KËTU, TANI, DO TË TË PËRQAFOJA ME TË GJITHA FORCAT DERISA TË THYHEMI TË DY…

të putha du ta di... grossman

David Grossman është shkrimtar i njohur izraelit, librat e të cilit janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë. Ai u lind në 1954 në Jeruzalem.

Veprat e tij kryesore letare janë: Dueli 1982, Buzëqeshja e qengjit 1983, Shih poshtë; Dashuri 1986, Bëhu thika ime 1998, Dikush me të cilin mund të vraposh 2000, Trupi i saj e di, 2003, Për në zgrip të tokës, 2010.

Ndër veprat jo-letrare përmendim: Era e verdhë 1987, Vdekja si mënyrë jetese: Izraeli dhjetë vjet pas Oslos 2003, Mjalti i luanit: miti i Samsonit 2006 etj.

Grossmani është vlerësuar me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Jeton me familjen e tij në Mevasseret Zion, në rrethinat e Jeruzalemit

ObserverKult sjell disa thënie të shkrimtarit David Grossman:

Ndjenjat dhe dëshirat janë si frutat, të cilat po nuk i vole në kohë, kalben në pemë.

Nganjëherë i gjithë trupi mund të të dhemb nga nostalgjia e një përqafimi që nuk është më.

Ritmi i hapave të tua mund të përkthehet në rrokje, fjalë apo muzikë.

Jeta jonë është vetëm një çast drite ndërmjet një errësire e një tjetre.

Gjithçka mbyllet në shpirt dhe mbytet.

Çdo çift ka një sekret, diçka unike, diçka të veçantë. Nëse jo, atëherë nuk është çift i vërtetë.

Nganjëherë fyhesh më shumë nga vlerësimi që të bëjnë për arsyet e gabuara sesa nga përçmimi për arsyet e duhura.

Lum ai që mund të rrijë i mbyllur brenda një dhome në vetmi.

Heshtja ruan urtinë.

Po të ishe këtu, tani, do të të përqafoja me të gjitha forcat derisa të thyhemi të dy nga hovi i asaj që ndjej për ty.

Përgatiti: L.F-ObserverKult