Poezi nga Gjergj Fishta
N’ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshëm kndon,
N’ty mendoj kur soset dita
Terri botën kur e mblon.
Veçse ty të shoh në andërr,
Veçse ty, t’kam n’mendim,
Ndër t’vështira ti m’je qandër,
Për ty i lehtë m’vjen çdo ndëshkim.
ObserverKult
Lexo edhe:
GJERGJ FISHTA DHE TIRANA KOMUNISTE, NGA KRIST MALOKI
Pipa shkruan se “Stalinizmi e konsideronte katolicizmin gegë, si kryearmikun e vet. E kjo ishte një nga arsyet pse Fishta ndalohej, sepse ai ishte përfaqësuesi kryesor i katolicizmit”.
Kultura perëndimore, pas së cilës ìu qaste Shkodra në atë kohë, përbënte një problem për regjimin që rrënjtë i kishte nga lindja. Kjo dritare për nga perëndimi,- përfshi këtu një numër të madh njerëzish që edukoheshin në perëndim, që u persekutuan dhe vizituan burgjet e egra të diktaturës,- duhej mbyllur.
Po të jetonte edhe disa vjet të tjerë e të shihte ardhjen e komunizmit shqiptar, me siguri do të arrestohej. Do të procesohej si armik i popullit e tradhtar i kombit. Vvëllai i tij françeskan Vinçens Prenushi, një folklorist i shquar e shkrimtar, e më vonë Arqipeshkëv i Durrësit, vdiq në burg.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
GJERGJ FISHTA: LAMTUMIRË VËNDET E MIJA…
Neser nadja kur mbi ne,
Rrezja e Diellit ka me ra,
Kush e di sa ujë e dhe,
Mue prej teje ka me me më nda?
Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
S’ka me më fol kush ma mue t’shkeretit
Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…
Vëndin tëm ma skam me pa…
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult