Gjithçka që urren… të mëson me dashtë…

Foto ilustrim

Nga J.Kiddard

Gjithçka që të shqetëson
të mëson durimin.
Gjithçka që të braktisë
të mëson me ecë me kambët tueja.
Gjithçka që të shkakton zemërim
të mëson me falë dhe me qenë
ma e dhembshun.
Gjithçka që ka pushtet mbi ty,
të mëson me rekuperu vlerën që ke.
Gjithçka që urren
të mëson me dashtë
pa kushte.
Gjithçka që të trembë
të mëson me u përballë me frikën.
Gjithçka që nuk mundesh me zotënu
të mëson me e lanë me shku.

Përshtati në shqip: Arjola Zadrima 

ObserverKult


Lexo edhe:

ARJOLA ZADRIMA INTERPRETON POEZINË E SAJ: “SA HERË S’KAM DASHTË ME T’MËRZITË” (VIDEO)

Sa herë s’kam dashtë me t’mërzitë
e jam kthy në krah tjetër
t’vetmisë teme.
Nuk të kam thanë,
se natën e heq parzmoren,
ul armët,
heq helmetën
dhe strukem thellë në vedi.
Si the? Që jam gru e fortë?
Unë?

Ndoshta, por nadjeve me një shall krahëve
zgjoj diellin
mbas nji nate të ujtë.
E në mramje numroj yjet,
lulet që mblidhen
e mungesën tande.
Por ti nuk e din që unë mungesën
tande naive
e ruej në krahnur si diçka
thellësisht temen.
Ti nuk e din se përtej mendimeve
asht vetja jeme që të përqafon,
të përkdhel deri vonë
e s’due kurgja tjetër
veç dy sy,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


ARJOLA ZADRIMA INTERPRETON POEZINË E SAJ “A PO TË BJEN NË MEND PËR MUE ?”

Me ndje mungesën e një përqafimi,
e mos me e kërku,
me ndje dëshirë me folë
e mos me bza,
me ndje nji ofshamë në gji,
e mos me kja,
më ndje nji mall prej larg,
pa mujtë me e shu ,
me ndje tue rrjedh nji plagë
pa gjakue,
më ndje kohën tue shku
e mos me ju vu mbas,
më ndje kaos

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult