Grupi Telex: Nuk besoj në dashuri (teksti dhe kënga)

Grupi Telex u formua në Shkup në vitin 1979 nga Ismet Shaini, Shpend Ahmeti, Enver Bunjaku, Ylli Ismaili, Sejat Jakupi.

Ansambli Vokalo Instrumental “Telex” nga Shkupi aktivitetin profesional në skenën muzikore e filloi viteve të ’80-ta, ky grup djelmoshash shkupjan, të mbledhur nën emrin “Telex” gjurmët e të cilëve edhe sot e kësaj dite akoma s’janë shlyer, ishin një grup të rinjsh entuziastë, që mësonin në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, të cilët me këngët e tyre shumë shpejt do të pushtonin zemrat e të rinjve.

Paraqitjet e para skenike-koncertet ky grup i realizoi në bashkëpunim dhe nën patronazhin e SHKA “Ibe Palikuqi” në Shkup e që këto paraqitje të Telex-ave në të vërtetë ishin edhe aktivitetet fillestare të kësaj shoqërie kulturore artistike.

Në vitin 1981/1982 incizuan këngët e para në studion e re të RTV të Shkupit, e që atëbotë këtë privilegj mund ta kishin vetëm artistët e dalluar, me këto këngë ata treguan cilësitë e larta që posedonin dhe se i gjithë suksesi që do t’i përcjell më vonë nuk do të ishtë i rastësishëm.

Në vitin 1982 dhe 1983 në valët e RTV Prishtinës u zgjodhën grupi i vitit. Në vitin 1984 fituan mikrofonin e artë të RTP-së. Në vitin 1985 u editua kaseta e parë në produkcion të RTP-së e cila u shit në një tirazh mjaft të madh që në atë kohë ishte i paaritshëm për shumë artistë. Pasuan koncerte të shumta në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë.

Në vitin 1985, Telex publikojnë albumin “Ta Gjen Mami Një Sheik”.
Në vitin 2005, Telex publikojnë albumin “Telex”.
Më datë 16 dhjetor 2011, Telex publikojnë videoklipin “Letrën E Saj”.
Në vitin 2012, Telex publikojnë albumin “Për Mua Dhe Për Ty”.

Për më shumë se 30 vite, të arriturat si dhe vlerat e larta artistike të këtij grupi ishin dhe ende janë inspirim dhe motivim i shumë artistëve e posaqërisht të brezit më të ri.

Në vazhdim e gjeni tekstin e këngës “Nuk besoj në dashuri””

Rrugët tona nuk takohen
edhe pse të dytë e donim këtë
nuk besoj më në dashuri
as në fat të mirë…

Dëgjoj këngën që e deshtëm
ndjej atë që e ndjenim ne të dy
ndoshta t’duket qesharake
por ti më mungon.

Duhet jetën ta jetoj
duhet këngën ta këndoj çdoherë
vetëm të harroj…

E përgatiti: A. S./ ObserverKult

——————————-

Lexo edhe:

RUDOLF STAMBOLLA: NJË DJALË PO KËNDONTE NJË KANGË PËR DASHURI (TEKSTI DHE VIDEO)