Poezi nga Hajnrih Hajne
Kur para shtëpisë sate
Në mëngjes unë kaloj,
Sa gëzohem, e dashur vogëlushe,
Kur në dritare të shikoj.
Me syt’e zinj-gështenje
Me pyet tek më vështron:
“O burrë i huaj, i sëmurë,
Kush je dhe ç’të mungon?”
Unë jam një poet gjerman,
I njohur në Gjermani;
Kush i di emrat më të mirë;
Dhe emrin tim e di.
Dhe ç’më mungon, vogëlushe,
U mungon shumëve në Gjermani;
Kush i di dhimbjet më të këqija,
Dhe dhimbjet e mia i di.
Përktheu: Petraq Kolevica
ObserverKult
___________
Lexo edhe:
BRENDA SHTËPISË GJIGANTE TË HANKOS NË GREQI, NËNËS SË ALI PASHË TEPELENËS (FOTO/VIDEO)