Hajnrih Hajne: Mos u frikëso shpirt i bukur…

Mos u frikëso shpirt i bukur,
sigurisht ty të mbroj unë
mos ki frikë, nuk na rrëmbejnë
derën do ta mbyll më shumë

Pavarësisht se era fryn
si të ishte një e marrë,
nuk na rrezikon shtëpinë;
fikim llambën, shmangim zjarrë

Gjithashtu, lejomë të t’hedh
krahun tim rreth qafës sate
se i ftohti të mbërthen
shall rreth vetes po nuk pate!

*Titulli i origjinalit: “Angjelikë”

Përktheu: Juliana Vogli

LEXO EDHE: Hajnrih Hajne: Dashuria nuk zbehet, ajo ngelet në zemër e re