Poezi nga Hajnrih Hajne
Ata më patën munduar
Dhe zemëruar sa s’ka,
Disa me dashurinë e tyre,
Me urrejtjen e tyre, disa.
Dhe bukën më patën helmuar,
Më dhanë vrer të pi, ata,
Disa me dashurine e tyre,
Me urrejtjen e tyre, disa.
Po ajo që shumë e më shumë
Më mundoi, zemëroi e trishtoi,
Ajo nuk më urreu kurrë
Dhe kurrë s’më dashuroi.
Përktheu: Petraq Kolevica
——————-
Lexo edhe:
“NËSE GJELI KËNDON NË MBRËMJE- VDES NJË MIK”/ JA DISA BESTYTNI SHQIPTARE PËR MIQTË…