Hajnrih Hajne: Nuk më urreu kurrë dhe kurrë s’më dashuroi

hajne
Hajnrih Hajne

Poezi nga Hajnrih Hajne

Ata më patën munduar
Dhe zemëruar sa s’ka,
Disa me dashurinë e tyre,
Me urrejtjen e tyre, disa.

Dhe bukën më patën helmuar,
Më dhanë vrer të pi, ata,
Disa me dashurine e tyre,
Me urrejtjen e tyre, disa.

Po ajo që shumë e më shumë
Më mundoi, zemëroi e trishtoi,
Ajo nuk më urreu kurrë
Dhe kurrë s’më dashuroi.

Përktheu: Petraq Kolevica

——————-

Lexo edhe:

“NËSE GJELI KËNDON NË MBRËMJE- VDES NJË MIK”/ JA DISA BESTYTNI SHQIPTARE PËR MIQTË…