Hajnrih Hajne: O, mbamë fort, e dashur!

Un’ eci përmes lulesh
Dhe vetë lulëzoj.
Un’ eci si në ëndërr.
Aq sa mezi qëndroj.

O, mbamë fort, e dashur!
Nga dehje e dashurisë
Do të të bie në gjunjë
Në sy të njerëzisë.

Përktheu: Petraq Kolevica

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJNRIH HAJNE: DASHURIA NUK ZBEHET, AJO NGELET NË ZEMËR E RE