Dëgjojeni këngën e njohur “Hajredin Pasha”- e interpretuar nga Aurela Gaçe (teksti/video)

Hajredin Pasha o po i vjen o Radikës
Vallë o ku janë o, kto malet e Dibrës

Vallë o ku janë o kto malet e Dibrës
Bajnë o kuvend more, n’fushë o t’Gjoricës

N’fushë t’Gjoricës o more te kalaja
Hajredin Pashën e ka gjetë belaja

Se belaja pashën e ka gjetë e
Malet e Dibrës more kanë lidhë Besë

Kanë lidhë besë, morë kanë lidhë o te tanë
Turkut Dibrën o mos më ja lanë

Hajredin Pasha o morë kryehutaç
S’lidhet Dibra more me kërbaç

Hajredin Pasha ku e ke o ushtrinë
Malet e Dibrës o more mi kanë gri

Malet e Dibrës oh more mi kanë gri
Nuk janë pak o morë por dymbëdhjetë mijë…

ObserverKult

Dëgjo edhe:

Aurela Gaçe: Nuk besoja se një ditë do të takoja (teksti dhe kënga)

Lexo edhe:

Malësia e Madhe “Nderi i Kombit” dhe bijtë e saj në rrjedhë të shekujve

Malësia e Madhe, ndonëse po të nisesh nga përmasat e saj truallësore jo gjithaq të mëdha, as sot as më parë, nuk di me se do ta përligjte cilësimin “ e madhe”, përveçse me bëmat e saj të hershme e deri në kohët e reja, bëma gjithmonë të mëdha, heroike dhe, sidomos, me shpirtin e zemrën e madhe, të hapët e bujare, që kanë pasur malësorët tanë, burrat e gratë, tek të cilët shquan mikpritja dhe gatishmëria për ta qasur e strehuar si mikun e kresë, ashtu edhe shtegtarin e panjohur që e sjell Zoti te dera.

“Shtëpia e shqiptarit asht e mikut dhe e shtegtarit”, kjo thënie e moçme, besojmë, askund tjetër nuk ka pasur vend e zbatim sa në Malësinë e Mbishkodrës. E madhe, sigurisht ka qenë Malësia jonë për trimërinë dhe atdhetarinë e saj, së cilës i kanë bërë vlerësimet më të larta poeti Gjergj Fishta në kryeveprën “Lahuta e Malcis”.

Jemi rritur me tharmin atdhedashës që përmbajnë vargjet e pakundshoqe të Ndre Mjedës, i cili i ngazëllyer nga atdhedashuria e malësorëve te soneti “Liria” ka shkruar “nanat e Hotit, që ndër djepa rrisin djelmëninë ushtore e hidhnim n’anmikun nëpër gji u qesin”, prandaj, jam i bindur se secili bir i Malësisë sonë të Madhe “Nderi i Kombit”, është ndier  krenar që kemi pasur aso nënash, që kanë lindur “piramida të Shqipërisë etnike, heronj të lirisë e të shqiptarisë”, si Ded Gjon Luli, Çun Mula, Prek Cali, Baca Kurti etj.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult