Hajriz Sejdiu: Më prit

hajriz sejdiu

kur të vi me t’pa
e ti nuk je ma
derë e hapun
nuk do t’jesh
as shije e bukës nore
duert tua
prej toke në qiell
verigë dashnie
si kandrra shumëngjyrëshe
ngujue n’udhëtim
s’do t’flutrojnë ma kah dielli
e ambla Orë prijatare
aromë peme
za i kangës së yjeve
rreze që verove n’mu
tjetër kujt i përket harresa
si t’ia baj
kur nuk do t’shoh ma
tue qeshë mrenda meje.
Më prit atje
ku nuk ka kohë
veç stinë kujtimesh
copat e thyeme të zemrës
ti mbledhim.

ObserverKult


Lexo edhe:

E PËRKOHSHMJA DHE E GJITHKOHSHMJA SI ANTITEZË DHE AMBIVALENCË NË POETIKËN E DONIKA DABISHEVCIT