ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për padrejtësinë:
Ku ligjet janë më shumë, padrejtësitë janë më të mëdha./ Agesilaus II
Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron./ Mark Aureli
Nuk ekziston shoqëri mbi tokë që të mos ketë pabarazi dhe padrejtësi./ Paul Claudel
Kur pëson një padrejtësi ke një qëllim më tepër në jetë./ Eric Hoffer
Kur një shtet është goditur nga një padrejtësi e madhe, pranon një padrejtësi më të vogël sikur të ishte një privilegj./ Jane Welsh Carlyle
Hakmarrja vjen nga dobësia e shpirtit, që nuk është e aftë të pranojë padrejtësitë./ Marguerite de La Sabliere
Një padrejtësi diku është një padrejtësi gjithkund./ Samuel Johnson
ObserverKult