Halil Matoshi: Kur e rrujsha babën

(Për të gjithë ata që u ka bâ vaki me i rrue baballarët)

Kur e rrujsha babën
m’ka ra me ia prek faqet
Si me prekë Spugne D’Acciaio
Ni produkt italian teli, për lamje enësh
Me u heq zhigun…

Hala e ndiej njat butësi p’ej babe
e ashpërsi burri
n’gishtnat e mi.

Sfungjer çeliku ishte baba!

E kur i vnojsha krem nga firma Nivea
E ia lmojsha faqet, ai qeshte
Si me xiglue ni thmi…

Vishej
E me duer drejtonte pjesët e lakueme trupit.
M’vijke me i britë: Gatitu vullnetar!

E thirrke Rrustem Korçën
dhe dilshin n’demonstrata!?

Me lypë liri e demokraci
Që regjimi serbian ja u pat zapue…

Mos me çue posht ni t’rrujtme!?

ObserverKult


halil matoshi

Lexo edhe:

“THE LIL’S POEM” E HALIL MATOSHIT, SIMFONI JETE E DASHURIE

Rikonstruktimi i modernitetit në semantikën e shpirtit të fjalës, në poezinë e Halil Matoshit

(Shënim për librin “The Lil’s poem” të Halil Matoshit, Shtëpia Botuese “Littera”, Prishtinë, 2023)

Një poezi krejt ndryshe, brenda një poeme. Një thirrmë shpirti. Një klithmë. Një thurimë jete, dashurie, qëndrese, një shpirt lëvizës mespërmes dramatikës së jetës. Përshpritshmëria përtej dashurisë dhe jetës, mëpërtej kufijve me semantikën e shpirtit të fjalëve, deri në hemisferat më sublime të kohës dhe shpirtërores, deri në tejskajet e fateve, shpresave, ikjejeardhjeve, derdheje, mungesave, teprive, kufijve hyjnorë dhe njerëzorë, miteve të reja dhe të vjetra, tejpërtej Zotave tokësor dhe primodialë, ndjesores dhe dashurores, universales dhe individuales gjer tek britmat e vetes dhe përtejvetes, ku fashitja e klithmënajës bulon nga The Lil’s poem (Matoshi: 2023)

Autori përmes vargjeve: grueja që zhduket/…/ U zhduke aq e hajthme/si ni shllungë mjegulle /që përshkon zjarrin, metaforizon deri në metonimi pse jo edhe deri në metamorfozën e mjegullës dhe zjarrit. Ndoshta metafmorfoza e Ovidit, (Defneja/gruazjarr/gruagjethe) është e gjitha-hapësira e rëndësishme, ku tregimet për shoqërinë, shfaqin paqartësira kulturore dhe negocion kuptimet, si pjesë e evolucionit dhe zhvillimit natyror të shoqërisë (Bauer, 2021: 5).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult