Poezi nga Halil Matoshi
janë pasqyra e nji bote ekstreme
për nga kërkimi
manifest opurtun estetik
nji luftë mujnë me nalë nji dhimtë
me qetue
nji rrufe
Keshin rrallë njata sy
por kam pa tue u le n’ta
nji univers paralel nji yllsi
Manash delta loti la me të artën
e nji tigreshe trazue
në malin e andrrave që digjen
E fsheh lotin në shtresat
e padokshme t’njerit e Theo’s-it
nuk nxjerr gjamë
Si nji statue antike me jetëshkrim frymëzues
plagët i ka monumentale
ma t’bukurat plagë
në letërsinë e përbotshme
mas themrës së Akilit
vdekja vjen pa pyetun
se ç’plagë mbanë në shtat
Bile me i pasë në zemër
Jo në themër!
ObserverKult
Lexo edhe:
PYETËSORI I PRUSTIT: HALIL MATOSHI
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
– Nuk ekziston. Njeriu me vet faktin se âsht i destinuem me dekë nuk munet me qenë i lumtun. Po ka çaste qe ia dëftojnë lumtuninë e kullueme…
Cila është frika juaj më e madhe?
– Pushtimi. Ramja n’dorë t’anmikut dhe dhimta.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
– Akëcilin qe jep shumë dashuni & siguri. Janë do njerëz ngat të cilëve don me qenë sepse rrezatojnë siguri.
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
– John F.Kenedy për vendime të vështira dhe Ibrahim Rugova për rezistencën në jodhunë.
Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
– Reaksioni emotiv.
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
– Nënvetëdija raciste dhe përkulja për mbijetesë…
Në cilat gjëra e teproni?
– Insistimi në atë se kush ka të drejtë. Shfajësimi dhe ngulmimi me e bind tjetrin.
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU