Haxhi Dikolli: Një natë nga jeta e një burri

haxhi dikolli një burri

Jam mburrur shpesh e tërë jetën
mes miqsh e shokësh jam lëvduar
se kam qënë etik, një jetë të tërë
kam qënë “goxha burrë”, i pagabuar

Kostumin dhe kollaren, s’e kam ndarë
e te berberi kam shkuar, çdo të diel
krevatin tim, asnjëherë s’e kam pjesëtuar
edhe në kishë jam rrëfyer, si të tjerë

Veçse një natë, më mungon nga jeta ime
se kam në kalendar, e s’është në kodikë
nuk ka as shenjë, as gjurmë nuk ka lënë
nuk mundem ta kujtoj, apo kam frikë?

Ju miqtë e mi, që sonte më lexoni
e do më shani, e do më ligni shumë
ktheni pas kokën, shikoni kalendarët
mos ju kanë humbur, net e ditë, si unë.

ObserverKult

Lexo edhe:

CHAPLIN: KARAKTERI I VËRTETË I NJË BURRI SHFAQET KUR AI ËSHTË I DEHUR!