Herman Hesse: Vetë jeta është vetmi…

grua

Të ecësh çuditshëm në mjegull
E vetme çdo shkurre e çdo gur
Pemët njëra-tjetrën s’e shohin,
Secila ngjason me një murg

Plot miq ish dikur bota ime,
Kur jeta qe mbushur plot dritë
Dhe ja, më pas bie mjegulla…
…nuk më shohin më sytë

Askush nuk e ka urtësinë,
Ta ndjejë terrin që vjen
Ai ngadalë e në heshtje
Të vetëm të gjen

Të ecësh çuditshëm në mjegull
Vetë jeta është vetmi
Askush nuk e njeh më tjetrin,
Secili vetëm rri…

*Titulli i origjinalit: “Në mjegull”

Përktheu: Juliana Vogli

——————–

LEXO EDHE:

Herman Hesse: Ika nga ti…

ObserverKult